Thibaut Courtois është zgjedhur lojtari i muajit shkurt në La Liga

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është zgjedhur lojtari i muajit shkurt në La Liga.

Sport

12/03/2022 18:09

Thibo Courtois është fituesi i çmimit të lojtarit të muajit shkurt në La Liga.

Portieri i Real Madridit dha një kontribut vendimtar në një muaj të cilin ‘Mbretërit’, grumbulluan 12 pikë dhe nuk u mposhtën, shkruan lajmi.net.

Muaji shkurt ishte i shkëlqyer për ‘Madrilenët’ pasi arritën katër fitore dhe një barazim.

Gjatë muajit shkurt e mbajtën portën e paprekur në pesë ndeshje.

Real Madridi vazhdon të jetë në krye të tabelës në La Liga dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Thibo arriti të mposhtë për çmimin lojtari i muajit shkurt: Vedat Muriqi, Pierre-Emerick Aubameyang, Nabil Fekir, Daniel Vivan, Pau Torres, Pere Milla./Lajmi.net/