Thiago Silva: Jam vërtetë krenar që luaj për Chelsean dhe tifozët e tyre

Thiago Silva, ka nënshkruar së fundmi një vazhdim të kontratës me klubin edhe për një vit deri në fund të sezonit 2022/23. Ai u shpreh se është i lumtur në Chelsea.

Sport

23/02/2022 09:15

Thiago Silva iu bashkua Chelseat në verën e 2020 dhe ndihmoi ekipin e tij të fitonte Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë.

37-vjeçari ka nënshkruar një vazhdim për një vit dhe është i rregullt në formacionin startues, nën drejtimin e Thomas Tuchel.

“Ndjehem sikur po jetoj një ëndërr këtu te Chelsea. Nuk e prisja diçka të tillë. Fansat gjithmonë e këndojnë emrin tim… është magji. Është një ëndërr”, tha braziliani, transmeton lajmi.net.

Silva ka 22 paraqitje për Chelsea këtë sezon. Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy të tjerë./Lajmi.net/