Thaçi: Vlerësimi i SHBA-ve për Kosovën në luftën kundër terrorizmit është i merituar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara për Kosovën në luftën kundër terrorizmit është impresionues.

Lajme

04/11/2019 15:18

Sipas tij, ky është një vlerësim i merituar sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet kudo në botë.

“Kosova ka dëshmuar zotësi dhe aftësi. Vajzat dhe djemtë e saj kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe historik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe Rajon. Vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër teorizimit në rajon është një përgjegjësi shtesë për institucionet, për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova do të dëshmojë edhe në të ardhmen se do të jetë e pakomporimis ndaj fenomeneve dhe rreziqeve të tilla. /Lajmi.net/