Thaçi s’ka qenë i gatshëm me vdek për veriun”, përplasen ashpër Ramabaja dhe Ymeri

Analistët politik, Sadri Ramabaja dhe Visar Ymeri janë përplasur ashpër rreth çështjes së sovranitetit në veri të vendit. Ramabaja tregoi se nga një këshilltar i ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, i ishte thënë se veriun ‘e kemi humbur pasi nuk kemi qenë në gjendje të vdesim për Kosovën ashtu siç e kishim trumbetuar’. Kjo acaroi Ymerin i…

Lajme

12/12/2025 23:42

Analistët politik, Sadri Ramabaja dhe Visar Ymeri janë përplasur ashpër rreth çështjes së sovranitetit në veri të vendit.

Ramabaja tregoi se nga një këshilltar i ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, i ishte thënë se veriun ‘e kemi humbur pasi nuk kemi qenë në gjendje të vdesim për Kosovën ashtu siç e kishim trumbetuar’.

Kjo acaroi Ymerin i cili tha se në Kosovë ka njerëz që kanë qenë të gatshëm të vdesin për Kosovën.

“E kam një kërkesë nga Ramabaja që të mos lëshoj këso deklarata pasi janë pandjeshme dhe problematike nëse shihet historia jonë. Nuk mendoj që ushtarët e UÇK-së nuk kanë qenë të gatshëm të vdesin për këtë vend”, u shpreh Ymeri.

“Rexhep Selimi, Daut haradinaj, Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Hashim Thaçi ka qenë i gatshëm me vdek”, tha Ymeri teksa Ramabaja iu përgjigj për të gjithë me po teksa për Thaçin tha se ‘s’ka qenë i gatshëm’ e njësoj tha edhe për Kadri Veselin.

Megjithatë, Ramabaja u shpreh se deklarata e tij u keqinterpretuar teksa u shpreh se ‘ata s’kanë qenë të gatshëm me qu ushtrinë atje (në veri).