Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem atë s’ma merr askush!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë duke u gjykuar për më shumë se pesë vjet me shokët e tij, i tha disa fjalë emocionuese përmes një telefonate të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare zbuloi se Thaçi i tha: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe…

Lajme

17/02/2026 17:30

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë duke u gjykuar për më shumë se pesë vjet me shokët e tij, i tha disa fjalë emocionuese përmes një telefonate të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare zbuloi se Thaçi i tha: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush”.

Përmes kësaj telefonate prekëse, Rama e uroi Thaçin për Pavarësi, i çoi të fala shokëve, dhe po ashtu i tregoi se e do fortë.

“Vëllai im të dua shumë, më vjen keq që nuk mund të bëj dot më shumë, të përqafoj dhe të fala shokëve”, tha Rama.