Thaçi më dha përparësi

Rikandidimin e Ramadan Mujës në Prizren e konsideron si përparësi të mirë. Për këtë arsye, Eqrem Kryeziu ka falenderuar Hashim Thaçin. Thotë se kështu i ka ndihmuar atij dhe LDK'së për të fituar. Nëse ju ka munguar sharmi i Eqës, ai është rikthyer tashmë.

Lajme

06/09/2013 12:14

Eqrem Kryeziu vazhdon ta mbajë të gjallë sharmin.

I njohur për deklarata të drejtpërdrejta dhe me një shije humori brenda tyre, Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prizrenit të premten ia ka dërguar një falenderim Kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçit.

Mirënjohja ka të bëjë me rikandidimin e tretë të Ramadan Mujës.

Ai ka thënë për TV Besa se ky rikandidim do të jetë një përparësi për të dhe LDK’në.

“Për mua ky kandidim më duket se më ka dhënë përparësi të mirë. E falënderoj Kryeministrin e Kosovës që me këtë rast më ka ndihmuar, sepse karshi kandidatit Muja besoj se do të fitoj”.

“Ju garantoj se fitorja do të jetë e LDK’së”.

Ai ka thënë se e respekton rivalitetin e Mujës. Por, sipas tij, ekipi i LDK’së është më i përgatitur për qeverisjen lokale në Prizren.