Thaçi kërkon unitet të spektrit politik shqiptar në Maqedoni

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Maqedoni, ka kërkuar nga liderët shqiptarë që të koordinojnë qëndrimet në mënyrë që të bëjnë realitet të drejtat e shqiptarëve në këtë republikë.

Lajme

22/01/2015 22:16

Thaçi thotë se do të ishte mirë që partitë shqiptare të përfshihen sa më shumë në proceset vendimmarrëse në shtetin e Maqedonisë.

“Pas takimeve në Shkup iu drejtova Tetovës, për të biseduar me liderët kryesorë politik shqiptarë në Maqedoni. Me ta diskutova për nevojën e koordinimit të qëndrimeve dhe bashkërendimit të veprimeve politike përtej interesave afatshkurtra partiake, sa herë që shtrohet çështja e të drejtave dhe aspiratave të shqiptarëve brenda Maqedonisë. Unë gjykoj se do të ishte mirë që selitë e partive shqiptare të ishin në Shkup, në mënyrë që të jenë sa më mirë të përfshira në proceset shtetërore të Maqedonisë e të jenë sa më pranë vendim-marrjes”, ka shkruar Thaçi në një postim në FB.