Thaçi kërkon ambasadorë nga shoqëria civile
Një gjeneratë e re e kuadrove, kryesisht nga shoqëria civile, po zënë vendet si udhëheqës të ambasadave të Kosovës.
Lajme
Kjo iniciativë është marr nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka nisur rinimin e misioneve diplomatike të Kosovës.
Burime brenda Ministrisë së Jashtme, kanë bërë të ditur për lajmi.net se kryediplomati kosovar – Thaçi, ka vendosur që të krijojë një fytyrë të re në imazhin e Kosovës në disa shtete që vendi tashmë ka krijuar raporte bilaterale.
Qëllimi i Thaçit, sipas këtyre burimeve, është që stafi diplomatik i Kosovës, të ketë prezencë më të madhe të kuadrove nga shoqëria civile – mediat, OJQ-të, arsimi si dhe nga jeta publike, duke lënë anash kështu ato politike.
Dje është raportuar në media se tashmë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Thaçi, ka marr një vendim që ish-konsullja e Kosovës në New York, Vlora Çitakut, të emërohet ambasadore në Washington, për të zëvendësuar atë aktual, Akan Ismalin.
Përveç Çitakut, që deri në zgjedhjet e fundit nacionale, ishte anëtare e Partisë Demokraktike të Kosovës (PDK), ambasadorët e tjerë të cilët pritët të zënë vendin në disa prej ambasadat, janë kryesisht jopolitik.
Ambasadorët e rinj, sipas këtyre burimeve, do të jenë, ish drejtori i OJQ-së D4D – Leon Malazogu, drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) – Lule Vuniqi, koordinatori në Ministrinë e Jashtme – Albert Prenkaj, Qëndrim Gashi – profesor universitar si dhe Nase Miftari – gazetar dhe ligjërues universitar.
Lajmi.net mëson se, sipas këtij, urdhri të ministrit Thaçi, ish drejtori i D4D – Leon Malazogu do të emërohet ambasador në kryeqytetin e Japonisë, Tokyo.
Lule Vuniqi do të emërohet ambasadore në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, Albert Prenkaj në Panama, ndërsa për Qëndrim Gashin dhe Naser Myftarin ende nuk është përcaktuar se në cilin shtet do të ushtrojnë detyrën e ambasadorit. (lajmi.net)