Thaçi: Erdhi goli i shumëpritur
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar tifozët kuqezinj për golin e parë të Shqipërisë në kampionatin evropian, Euro2016.
Lajme
“Erdhi edhe goli i shumëpritur. Një gol fenomenal i Sadikut. Kombëtarja shqiptare sonte po shkëlqen”, shkruan Thaçi në Facebook, transmeton lajmi.net.
Shqipëria është duke luajtur ndeshjen e fundit, në fazën e parë kundër Rumanisë.
Armando Sadiku ishte golashënuesi i golit të parë./lajmi.net