Reagon Fatos Geci: Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane
Gjatë mbrëmjës së sotme ish-deputeti I LDK-së, Gani Geci tha se fjalimi i deputetit të Guxo-së, Fatos Geci është shkruar nga ana e një deputeti të VV-së. Mirëpo në lidhje me këtë ka reaguar vetë deputeti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ai thotë se fjalimin e ka shkruar vetë dhe ka ftuar…
Lajme
Gjatë mbrëmjës së sotme ish-deputeti I LDK-së, Gani Geci tha se fjalimi i deputetit të Guxo-së, Fatos Geci është shkruar nga ana e një deputeti të VV-së.
Mirëpo në lidhje me këtë ka reaguar vetë deputeti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ai thotë se fjalimin e ka shkruar vetë dhe ka ftuar të gjithë të mos merren me spekulime.
Reagimi i plotë
Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave.