Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për çështjen e presidentit ka qenë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë politike, e cila sipas tij është konkretizuar pas disa takimeve ndërmjet palëve. Haziri theksoi se pas pesë takimeve, nga Kurti është paraqitur një propozim i qartë që lidhet me mbështetjen për një kandidat të…
Lajme
Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për çështjen e presidentit ka qenë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë politike, e cila sipas tij është konkretizuar pas disa takimeve ndërmjet palëve.
Haziri theksoi se pas pesë takimeve, nga Kurti është paraqitur një propozim i qartë që lidhet me mbështetjen për një kandidat të caktuar për president, në këmbim të pjesëmarrjes në qeverisje.
“Është oferta e Kurtit për Glaukun. Oferta pas pesë takimeve e ka këtë përmbajtje: ju duhet me votu Glaukun, unë ua jap këtë pjesë në Qeveri,” u shpreh Haziri në “Click” të RTV 21.