Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti i Greqisë heq imunitetin për 13 deputetë

Parlamenti i Greqisë me shumicë votash ka miratuar heqjen e imunitetit për 13 deputetët për skandalin me fondet bujqësore. Siç raporton Top-Channel, në votimin morën pjesë 288 deputetë ndërsa 9 munguan. Për secilin prej 13 rasteve, votat “pro” varionin nga 285 në 287, ndërsa votat “kundër” ishin kryesisht 2. Sipas të dhënave, të paktën 10 nga…

Bota

22/04/2026 18:40

Parlamenti i Greqisë me shumicë votash ka miratuar heqjen e imunitetit për 13 deputetët për skandalin me fondet bujqësore.

Siç raporton Top-Channel, në votimin morën pjesë 288 deputetë ndërsa 9 munguan. Për secilin prej 13 rasteve, votat “pro” varionin nga 285 në 287, ndërsa votat “kundër” ishin kryesisht 2.

Sipas të dhënave, të paktën 10 nga 13 deputetët e përmendur votuan në favor të heqjes së imunitetit të tyre, si dhe të kolegëve të tyre.

Gjatë debatit që parapriu votimin, të gjithë deputetët e përfshirë kërkuan nga Kuvendi të votojë pro heqjes së imunitetit, duke theksuar se synojnë të provojnë pafajësinë e tyre përpara drejtësisë së zakonshme.