Testohet me sukses avioni që do shfrytëzohet si taksi

21:44 | 19 Maj 2019

Avioni që do kryejë shërbimin e taksisë, e që ka pesë ulëse, testua me sukses në Gjermani.

Kompania e cila ndërtoi pajisjen, përdori sistemin pa pilot më herët këtë muaj, transmeton lajmi.net.

Avioni ka gjithësej 36 motorë që ia mundësojnë atij të fluturojë vertikalisht dhe ka shpejtësi maksimale prej 300 km/h.

Sipas firmës teknologjike, taksija fluturuese do iu lejojë përdoruesve të fluturojnë nga Londra në Mançester për më pak se një orë. /Lajmi.net/