Testi i urinës që mund të diagnostikojë kancerin e prostatës 5 vite më herët

Një test i thjeshtë i urinës mund të revolucionojë trajtimin e kancerit të prostatës, duke diagnostikuar forma agresive të sëmundjes deri në pesë vite më herët se metodat klinike standarde.

Lifestyle

27/06/2019 20:26

Testi i ri eksperimental i quajtur ‘PUR’ (Rreziku i urinës së prostatës) gjithashtu identifikon burra, të cilët deri në tetë herë kanë më pak gjasa të kenë nevojë për trajtim brenda pesë viteve të diagnozës, transmeton lajmi.net.

Zbulimi nga shkencëtarët britanikë mund të ndihmojë mijëra njerëz të shmangin biopsitë.

Testi gjithashtu mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike numrin e operacioneve të përsëritura për pacientët me rrezik të ulët.

“Kanceri i prostatës është lloji i sëmundjeve prej së cilës meshkujt vdesin më së shpeshti”, tha autori kryesor Shea Connell, doktorant në Universitetin e Shkollës Mjekësore të Norwich-it. /Lajmi.net/