Tesla ul çmimin për Model Y

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike dëshiron të rrisë kërkesën për makinat e saj përsëri duke ulur çmimet.

Auto & Tek

15/07/2020 10:07

Për të mos lejuar që kërkesa të rrëzohet në pandeminë e koronavirusit, Tesla po ul çmimet e makinave në SHBA.

Siç është raportuar nga electrek, Tesla ka ulur çmimin e Model Y për 3.000 dollarë, pra tash kjo makinë kushton 49.990 dollarë.

Tesla Model Y deliveries begin in the US, dimensions revealed ...

Për një veturë që ka dalë vetëm në treg për disa muaj, kjo është një ulje e jashtëzakonshme e çmimeve, sipas electrek.

Model Y ka qenë në dispozicion në SHBA që nga mesi i marsit. Sidoqoftë, klientët u ankuan për defekte të shumta në këtë makinë, transmeton Telegrafi.

Prodhimi i automjetit në Evropë nuk është planifikuar të fillojë deri në fillim të vitit 2021. Kjo është hera e dytë që Tesla ka ulur çmimet.

2020 Tesla Model Y: prices, specs and release date | Carbuyer