Enver Hoxhaj takon Olaf Scholz në Berlin: Kosova duhet të jetë aty ku diskutohet e ardhmja e Evropës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Berlin Foreign Policy Forum 2026. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në forumet ndërkombëtare ku diskutohet e ardhmja e Evropës dhe rendi…
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Berlin Foreign Policy Forum 2026.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në forumet ndërkombëtare ku diskutohet e ardhmja e Evropës dhe rendi i ri botëror, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënieve me miqtë dhe aleatët tradicionalë të vendit.
“Në Berlin, aty ku diskutohet e ardhmja e Evropës, kënaqësi të takoja ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, Kosova duhet të jetë aty ku zhvillohen debatet për të ardhmen, pranë miqve dhe aleatëve të saj tradicionalë. E Gjermania ka një vend të veçantë në historinë dhe të ardhmen tonë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Gjatë ditës së sotme, në kuadër të Berlin Foreign Policy Forum, Hoxhaj ka takuar edhe deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, një mbështetëse të fuqishme të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Berlin Foreign Policy Forum mbledh personalitete të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare për të diskutuar sfidat gjeopolitike, sigurinë dhe të ardhmen e Evropës.