Terry ëndërron të jetë trajner i skuadrës së Chelsea
Ikona e ‘Bluve’, John Terry nuk ka fshehur ëndrrën e tij. Ajo është ta drejtojë Chelsean.
Sport
Ish-kapiteni i skuadrës së Chelsea ka bërë të ditur se ëndrra e tij afatgjate është që të marrë drejtimin e skuadrës së Chelsea.
Terry kaloi 19 vite duke luajtur për skuadrën e parë të londinezëve, pasi doli nga akademia e skuadrës. Ai synon të kthehet aty si trajner i skuadrës së parë.
“Po, ajo është ëndrra ime”, ka thënë Terry, transmeton lajmi.net. “Dukshëm, kur je fëmijë dëshiron të luash në skuadrën e parë. Unë kam kaluar këtë rrugë”, ka thënë Terry, transmeton lajmi.net.
“Synimi im afatgjatë është të jem trajner i Chelsea, sigurisht. Kjo duket qesharake sepse dikush është në atë punë dhe dëgjon. Por, po flas për një periudhë 10-15 vjeçare”, shtoi anglezi.
John Terry kishte fituar pesë tituj të Premier League si dhe titullin e Champions League mes shumë trofeve të fituar me Chelsea, para se të kalonte tek Aston Villa në vitin 2017. /Lajmi.net/