Terry e nis zejen e trajnerit, befason me skuadrën

John Terry po bëhet gati të nis zejen e trajnerit.

Sport

18/06/2019 21:05

Pas kryerjes së punës së ndihmës trajnerit, për ish kapitenin e Cheksea duket se po vjen momenti për të filluar punën e trajnerit.

Siç raporton ‘DailyMail’, Derby County po mendon John Terryn si zëvendësues të Frank Lampard, përcjell lajmi.net.

Frank Lampard është rrugës për t’u bërë trajner i Chelsea, dhe gjasat për t’u pasuar nga ish bashkëlojtari i tij, janë shumë të mëdha.

Derby County këtë sezon arriti Play Offin në Championship, por dështoi në ndeshjen finale për t’u inkuadruar në Premierligë./Lajmi.net/