Tentoi ta transportonte një kallashnikov me 68 fishekë me autobus, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që përmes një autobusi tentoi ta transportonte një valixhe ku kishte futur një kallashnikov me 68 fishekë. Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 16.09.2026, 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka tentuar…
Lajme
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që përmes një autobusi tentoi ta transportonte një valixhe ku kishte futur një kallashnikov me 68 fishekë.
Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 16.09.2026, 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka tentuar ta transportoj një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 me 68 fishekë. Lidhur me rastin arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/