Tensione te klubi i Serie A: Tifozët kërcënojnë futbollistin, ai largohet në Gjermani

Sampdoria rrezikon rënien nga Serie A dhe ultrasit e klubit thuhet se kërcënuan Abdelhamid Sabiri i cili u detyrua të kthehej në Gjermani dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Torinos sot. “Blucerchiati” po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e tyre, përcjell lajmi.net. Ata janë në fund të tabelës së…

Sport

03/05/2023 14:10

Sampdoria rrezikon rënien nga Serie A dhe ultrasit e klubit thuhet se kërcënuan Abdelhamid Sabiri i cili u detyrua të kthehej në Gjermani dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Torinos sot.

“Blucerchiati” po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e tyre, përcjell lajmi.net.

Ata janë në fund të tabelës së Serisë A dhe rrezikojnë gjithashtu falimentimin nëse Massimo Ferrero nuk e shet klubin.

Trajneri serb Dejan Stankoviq kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes 5:0 nga Fiorentina të dielën, por klubi dhe tifozët e bindën atë të qëndronte në krye.

Sot, ata presin Torinon në “Stadio Ferraris”, por tensioni po përshkallëzohet në qytet.

Të dielën, një grup ultras thuhet se kërcënuan Sabirin dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Massimo Lenca kur ekipi u kthye nga Firence.

Sabiri kishte hidhëruar tifozët për dhurimin e një fanelle për një tifoz të ri të Fiorentinës pas ndeshjes.

Ai u kthye në Gjermani, ku jeton familja e tij, pas kërcënimeve dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Torinos. Ai mund të mos luajë më për Sampdorian./Lajmi.net/