Tension në protestën para Qeverisë, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor

Situata para Qeverisë së Kosovës është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të thyejnë kordonin policor. Protestuesit janë afruar drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke tentuar ta kalojnë kordonin e policisë të vendosur para objektit të Qeverisë. Pavarësisht tensioneve të krijuara, protesta po vazhdon para Qeverisë. Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi…

Lajme

16/09/2026 19:29

Situata para Qeverisë së Kosovës është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të thyejnë kordonin policor.

Protestuesit janë afruar drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke tentuar ta kalojnë kordonin e policisë të vendosur para objektit të Qeverisë.

Pavarësisht tensioneve të krijuara, protesta po vazhdon para Qeverisë.

Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”. Në mesin e qytetarëve protestues vazhdojnë të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, si dhe deputetja Ganimete Musliu.

VIDEO