Teknika aktive dhe pasive diellore

12:39 | 10 Dhjetor 2017

Energjia diellore është drita rrezatuese dhe nxehtësia diellore që përdoret me një sërë teknologjish gjithnjë në zhvillim, si ngrohja diellore, fotovoltaike, energjia diellore termike, arkitektura diellore, termocentralet dhe fotosinteza artificiale.

Është burim i rëndësishëm i energjisë së ripërtërishme dhe teknologjitë e tij karakterizohen gjerësisht si pasive dhe aktive diellore, varësisht nga mënyra se si ata kapin dhe shpërndajnë energjinë diellore, transmeton lajmi.net

Teknika aktive diellore përfshin përdorimin e sistemit fotovoltaik, energjisë diellore të koncentruar dhe ngrohjen e ujit me diell për të shfrytëzuar energjinë.

Teknika pasive diellore përfshin orientimin e një ndërtese ndaj diellit, zgjedhjen e materialeve me një masë të favorshme termike dhe dizajnimin e hapësirave. /Lajmi.net/