Të shtëna me armë zjarri në Podujevë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar dje gjatë mbrëmjes në Polici. Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dëshmitarin kosovar i cili ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar dje gjatë mbrëmjes në Polici.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dëshmitarin kosovar i cili ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja, ndërsa lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, rasti duke u hetuar.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 19.08.2024-23:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dëshmitarin kosovar i cili ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja, ndërsa lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.