Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, policia jep detaje

Rreth orës 15:00 ka pasur të shtëna me armë në Obiliq. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ajo ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.“Sot rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq. Njësitet…

Lajme

27/08/2025 19:16

Rreth orës 15:00 ka pasur të shtëna me armë në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.“Sot rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.