Të shtëna me armë në Pejë, nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 22:00 në Pejë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova. Ai ka thënë se të lënduar nuk ka dhe se nuk dihen ende motivet. “Sot rreth orës 21:50, policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari’ në Pejë, ka…

Lajme

05/05/2026 23:02

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 22:00 në Pejë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Ai ka thënë se të lënduar nuk ka dhe se nuk dihen ende motivet.

“Sot rreth orës 21:50, policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari’ në Pejë, ka të shtëna me armë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme. Të lënduar nuk ka. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/