Trumpi thotë se ShBA-ja do të bëjë marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se vendi i tij do të bëjë “marrëveshje të jashtëzakonshme” me Korenë e Jugut dhe Japonisë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ai tha se gjithashtu pret bisedë pozitive me homologun kinez, Xi Jinping, kur ta vizitojë Kinën javën e ardhshme, raporton televizioni BBC. Trumpi ritheksoi…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se vendi i tij do të bëjë “marrëveshje të jashtëzakonshme” me Korenë e Jugut dhe Japonisë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ai tha se gjithashtu pret bisedë pozitive me homologun kinez, Xi Jinping, kur ta vizitojë Kinën javën e ardhshme, raporton televizioni BBC.
Trumpi ritheksoi se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane është duke funksionuar shumë mirë dhe se Irani “dëshiron të bëjë një marrëveshje”.
“Ata luajnë lojëra, por më lejoni t’ju tregoj – ata duan të bëjnë marrëveshje” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Kur u pyet se çfarë do të duhej të bënte Irani për të përbërë shkelje të armëpushimit, presidenti amerikan tha: “Do ta merrni vesh, sepse do t’ju tregoj. Ata dinë se çfarë të bëjnë ose, më e rëndësishme, çfarë të mos bëjnë.”
Sipas tij, asnjë anije iraniane nuk ka mundur ta kalojë bllokadën detare amerikane. Një anije u përpoq ta bënte këtë, por forcat amerikane “e goditën motorin me një të shtënë”, pasi anija ishte paralajmëruar të mos kalonte.