Të martohesh apo të përfundosh studimet së pari, cila është zgjidhja më e mirë?
Shumica e të rinjve as nuk mendojnë fare për martesë para se ta përfundojnë universitetin.

Lifestyle
Por, për ata të cilët mendojnë të martohen para se të përfundojnë studimet dhe të kenë një karrierë në jetë, një studim i ri sugjeron se të martohesh herët nuk është mirë, të paktën për trupin.
Në fakt, hulumtuesit kanë sugjeruar se të martohesh para se të diplomohesh, do të jeni për 65% më të prirë për t’u bërë i trashë, transmeton Lajmi.net.
Kjo, sugjerojnë ata, ndodh për shkak që njerëzit kanë tendencë që të ushtrojnë më pak dhe të hanë më shumë kur të martohen.
Hulumtuesit shikuan të dhënat e rreth 14,000 individëve në gjithë botën. Ata krahasuan indeksin e masës trupore të pjesëmarrësve para dhe pasi u diplomuan nga universiteti, dhe gjithashtu shikuan kohën kur ata ishin martuar.
Pjesëmarrësit u klasifikuan si të trashë në qoftë se IMT-të e tyre ishin të barabartë ose më shumë se 30, transmeton Lajmi.net.
Autori kryesor i studimit, Richard Allen Miech, nga Universiteti i Miçiganit, tha: ”Njerëzit të cilët martohen herët para se të diplomohen nga universiteti janë rreth 65% më të prirë që të bëhen të trashë më vonë se ata të cilët martohen pas kryerjes së universitetit.”
Përderisa shkalla e diplomimit ka treguar të jetë e lidhur me nivele të ulëta të trashjes, rezultatet e këtij studimi tregojnë se përfitimet shëndetësore universitetit nuk rriten për njerëzit të cilët martohen para diplomimit.