Tasholli paralajmëron rritje të presionit qytetar pas vendimit të Hagës: Nuk ka më mundësi të mashtrimit të qytetarit

Ismail Tasholli nga “Liria Ka Emër” tha se presioni qytetar po rritet dita ditës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tasholli tha se qytetarët janë të vetëdijshëm për situatën dhe kërkojnë seriozitetin e qeverisë mbi këtë temë. “Qytetari është i pjekur në leximin e secilit mesazh politik edhe kërkesa e…

Lajme

23/09/2026 18:45

Ismail Tasholli nga “Liria Ka Emër” tha se presioni qytetar po rritet dita ditës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tasholli tha se qytetarët janë të vetëdijshëm për situatën dhe kërkojnë seriozitetin e qeverisë mbi këtë temë.

“Qytetari është i pjekur në leximin e secilit mesazh politik edhe kërkesa e tij decidive është serioziteti i trajtimit të asaj se çka ka ndodhur në Hagë. Do të thotë në këtë hapësirë më nuk ka mundësi të mashtrimit të qytetarit. Presioni i qytetarit është çdo ditë e në rritje për kërkesën e seriozitetit të qeverisë. Mos të harrojmë qeveria i ka resurset, mundësitë organizimin, madje në një konferencë për shtyp atje kur e paralajmëruam 1 tetorin si datën e marshit që jo në emrin tim do të thotë që të bashkëpunoj edhe me Shqipërinë të bashkëpunoj me të gjithë… Është e domosdoshme që të krijojmë mundësinë, të krijojmë platformat, të shfrytëzojmë mundësitë, rrjetet dhe të përçojmë mesazhe dhe të ekspozojmë fakte”, tha Tasholli në “DPT Te Fidani”.