A u nda me Klodin? Flet Elijona dhe zbulon të vërtetën

Elijona ka konfirmuar publikisht ndarjen nga Klodi përmes një postimi në Instastory, duke i dhënë fund aludimeve rreth statusit të tyre në çift. Në reagimin e saj, Elijona shprehet se vendosi ta bëjë publike ndarjen për korrektësi ndaj të gjithë atyre që i kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, ndërsa thekson se nuk dëshiron që lidhja…

ShowBiz

23/09/2026 17:59

Elijona ka konfirmuar publikisht ndarjen nga Klodi përmes një postimi në Instastory, duke i dhënë fund aludimeve rreth statusit të tyre në çift.

Në reagimin e saj, Elijona shprehet se vendosi ta bëjë publike ndarjen për korrektësi ndaj të gjithë atyre që i kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, ndërsa thekson se nuk dëshiron që lidhja e saj të jetë pjesë e lajmeve apo e pyetjeve të vazhdueshme.

“Doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje”, shkroi ajo.

Elijona u shpreh me respekt për kohën që kanë kaluar së bashku dhe theksoi se, pavarësisht ndarjes, nuk ka ndërmend të flasë keq për ish-partnerin e saj.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar dhe, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve”, u shpreh ajo.

Në fund, Elijona falënderoi ndjekësit për dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke bërë të ditur se do të vazhdojë përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt për veten.