“Jo në emrin tim”, shqiptarët në Australi protestojnë më 27 shtator për ish-krerët e UÇK-së

Mërgata shqiptare në Australi do t’i bashkohet protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që u dënuan me 16 shtator me 81 vjet burg nga Haga. Protesta me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet më 27 shtator duke filluar nga ora 12:00, në Melbourne. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë…

Lajme

23/09/2026 18:14

Mërgata shqiptare në Australi do t’i bashkohet protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që u dënuan me 16 shtator me 81 vjet burg nga Haga.

Protesta me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet më 27 shtator duke filluar nga ora 12:00, në Melbourne.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë paqësore, duke theksuar mesazhet e solidaritetit dhe drejtësisë.

Në posterin e protestës thuhet: “Lufta për liri nuk është krim!”, ndërsa theksohet edhe mbështetja për Kosovën dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Protesta në Melbourne është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, pas aktgjykimit të Speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mesazhi i organizatorëve përmblidhet me thirrjen: “Zëri ynë ka rëndësi – Kosova në përjetësi.”