KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga uji për konsumatorët me borxhe në rrugën “Bedri Berisha”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka nisur shkyçjet nga rrjeti i furnizimit me ujë për konsumatorët me borxhe të papaguara në rrugën “Bedri Berisha”. Sipas KRU “Prishtina”, shkyçjet për obligimet e papaguara po vazhdojnë gjatë ditës së sotme. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet e tyre për shërbimet…

Lajme

23/09/2026 18:30

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka nisur shkyçjet nga rrjeti i furnizimit me ujë për konsumatorët me borxhe të papaguara në rrugën “Bedri Berisha”.

Sipas KRU “Prishtina”, shkyçjet për obligimet e papaguara po vazhdojnë gjatë ditës së sotme.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet e tyre për shërbimet e ujit, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i furnizimit.

“Mos lejoni që borxhet t’ju shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.