Tani është portier “i lirë” dhe mund ta shohim kudo, De Gea sa më afër Bayern Munich

David De Gea është në kërkim të një skuadre të re dhe siç duket Bundesliga do të jetë një opsion ideal për të. Ashtu siç raportohet në mediat e huaja, poriteri spanjoll është në radarin e Bayern Munich, shkruan Lajmi.net Edhe pse Manuel Neuer është rikthyer nga lëndimi, De Gea shihet si zëvendësues ideal i…

Sport

26/07/2023 11:18

David De Gea është në kërkim të një skuadre të re dhe siç duket Bundesliga do të jetë një opsion ideal për të.

Ashtu siç raportohet në mediat e huaja, poriteri spanjoll është në radarin e Bayern Munich, shkruan Lajmi.net

Edhe pse Manuel Neuer është rikthyer nga lëndimi, De Gea shihet si zëvendësues ideal i tij pasi Sommer është afër të largohet drejt Interit.

De Gea u largua nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni dhe tashmë është portier “i lirë” dhe klubet mund të firmosin me të me parametra zero.

Në “luftë” për portierin spanjoll është edhe skuadra e Interit, poashtu ka oferta edhe nga Arabia Saudite, kurse një opsion minimal për të është edhe Chelsea – që është duke kërkuar një portier si zëvendësues të Edu Mendy./Lajmi.net/