Talljet e Piques me Realin, vjen reagimi i Iniestas
Andres Iniesta nuk është pajtuar me reagimin e bashkëlojtarit të tij, Gerard Pique.
Sport
Pas fitores 2:3 te Real Madridit ndaj Villarrealit, Pique në ‘Twitter’ reagoi ashpër duke kritikuar gjyqtarët që po ndihmojnë madrilianët.
Për reagimin e Pique, ka folur Iniesta, i cili thotë se respekton vendimet e gjyqtarëve.
“Është një çështje e secilit se si reagon”, nis përgjigja e Iniestas, rreth reagimit te Pique, përcjell lajmi.net.
“Si kapiten dhe si shok skuadra, respektoj mendimet e të gjithëve, por unë nuk mund të flasë për vendimet e gjyqtarëve”, ka shtuar ai.