Talenti i Chelseat shkurton flokët për herë të parë, tifozët mendojnë se është Sancho
I riu i Chelsea, Ethan Ampadu ka hequr qafe flokët e mëdha pasi i shkurtoi ato për herë të parë.
Sport
19-vjeçari bëri debutimin e tij për Chelsea në vitin 2017 falë paraqitjeve mbresëlënëse por uellsiani ka vendosur që më në fund të ndryshojë pamjen e tij.
Dhe ai këtë e bëri me ndihmën e berberit të famshëm Sheldon Edvard aka HD Cutz, klientët e të cilit përfshijnë Raheem Sterling, Phil Foden, Riyad Mahrez, Olivier Giroud, Gabriel Jesus, Callum Hudson-Odoi, Thierry Henry dhe Usain Bolt, transmeton lajmi.net.
Edvard ka një dyqan në jug-perëndim të Londrës, por bën rregullisht udhëtime në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë për të ofruar një shërbim personal të berberit.
Ai postoi një klip të transformimit dramatik që Ampadu ka pësuar – që nga momenti kur u ul në karrige deri në pikën që po ndiente stilin e tij të ri.
Ampadu ka përdorur të njëjtin berber si Jadon Sancho dhe tifozët mendojnë se ai tani duket si ‘kopja’ i nënshkrimit të tyre të ri të mundshëm. /Lajmi.net/
Chelsea about to unveil Ethan Ampadu’s fresh fade and say we’ve signed Jadon Sancho smh pic.twitter.com/nhSv9drBVi
— #SanchoDaily | C A R E F R E E (@CarefreeEdition) December 23, 2019