Takohen dy ‘shqipet’, Bebe dhe Ava e bëjnë simbolin e shqiponjës me duar në Islandë

Dy shqiptaret e suksesshme janë bërë bashkë.

ShowBiz

16/06/2019 10:06

Këngëtarja Bebe Rexha e cila po bën ‘nam’ nëpër botë dhe kolegia e saj po aq e suksesshme, Ava Max, janë bërë bashkë, shkruan lajmi.net.

Ishte Bebe ajo e cila i ka publikuar disa foto me këngëtarjen me prejardhje shqiptare dhe të dyja bashkë e kanë bërë simbolin me duar.

Ava është këngëtare e re e cila po arrin suksese të mëdha. Karriera muzikore po i ec shumë mbarë andaj pritet që edhe emri i saj të jetë i përmendur aq sa edhe ai i Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës./Lajmi.net/