Takimi me Komandantin e KFOR-it, Peci tregon se çka u diskutua: Të hapim ura bashkëpunimi

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci njofton se ka pritur në zyrën e tij Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Collina. Peci thotë se në takim ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë me mision paqeruajtës. “Ne, si Komunë, jemi të angazhuar përmes veprimeve konkrete institucionale e projekteve zhvillimore, të krijojmë mundësi…

Lajme

08/09/2026 20:33

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci njofton se ka pritur në zyrën e tij Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Collina.

Peci thotë se në takim ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë me mision paqeruajtës.

“Ne, si Komunë, jemi të angazhuar përmes veprimeve konkrete institucionale e projekteve zhvillimore, të krijojmë mundësi të gjithëpërfshirjes, të hapim ura bashkëpunimi dhe ti kontribojmë paqes e stabilitetit”, shprehet Peci.