Seanca e neserme, AAK paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese
Kryesia e Aleancës ka vendosur që Grupi Parlamentar i partisë të mos marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Në një komunikatë, Aleanca ka bërë të ditur se vendimi është aprovuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë, duke e arsyetuar atë me, siç thuhet, shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga partia fituese…
Lajme
Kryesia e Aleancës ka vendosur që Grupi Parlamentar i partisë të mos marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Në një komunikatë, Aleanca ka bërë të ditur se vendimi është aprovuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë, duke e arsyetuar atë me, siç thuhet, shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.
Sipas Aleancës, Kosova që nga 5 shtatori ndodhet “jashtë çdo norme kushtetuese”, ndërsa pjesëmarrja në seancën e nesërme, sipas saj, do të nënkuptonte legjitimimin e kësaj situate.
“Kosova, që nga 5 shtatori, ndodhet jashtë çdo norme kushtetuese. Aleanca nuk do të legjitimojë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës nga partia që fitoi zgjedhjet e fundit”, thuhet në komunikatë.
Aleanca e ka cilësuar situatën aktuale si fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke e akuzuar partinë fituese për qasje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.
Në komunikatë thuhet se Aleanca kishte qenë e gatshme të merrte pjesë në seancë deri të shtunën, kur, sipas saj, skadoi afati i dytë 30-ditor, me synimin për të kontribuar në zhbllokimin e institucioneve.
“Për Aleancën, kjo situatë përbën fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe dëshmon një qasje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues”, thuhet më tej.
Pas vendimit për të mos marrë pjesë në seancën e nesërme, Aleanca ka paralajmëruar edhe një veprim të radhës në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.
“Hapi i radhës do të jetë koordinimi me dy partitë e tjera opozitare për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e Aleancës.
Komunikata e plotë: