​Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

Sot, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informacion lidhur me një person, për të cilin dyshohej se posedonte armë zjarri në fshatin Rekë të Kaçanikut. Sipas njoftimit, pas verifikimit të informacionit, njësitet policore, përfshirë edhe njësitin e hetimeve të Kaçanikut, kanë shkuar në lokacion dhe kanë kontaktuar personin e dyshuar M.M (42 vjeç). “Gjatë…

Lajme

08/09/2026 20:52

Sot, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informacion lidhur me një person, për të cilin dyshohej se posedonte armë zjarri në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Sipas njoftimit, pas verifikimit të informacionit, njësitet policore, përfshirë edhe njësitin e hetimeve të Kaçanikut, kanë shkuar në lokacion dhe kanë kontaktuar personin e dyshuar M.M (42 vjeç).

“Gjatë kontaktit, i dyshuari ka pranuar se posedonte një armë zjarri dhe policia ka konfiskuar një armë pistoletë, së bashku me një fishek në karikator”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim dhe për rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në fund thuhet se pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.