Takim të fshehtë për Gjykatën Speciale
Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka mbledhur krerët e drejtësisë në njërin nga restorantet e këtij vendi malor.
Lajme
Ndonëse asnjëri nga të pranishmit nuk tregoi për çka janë takuar burimet e Klan Kosovës bëjnë të ditur se aty u diskutua për Gjykatën Speciale.
Sipas këtyre burimeve ministri Kuqi dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të udhëtojnë të hënën për në Bruksel dhe për gjyqësorin në veriun e Kosovës.
Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i FSK-së Haki Demolli, hartuesi i Kushtetutës Arsim Bajrami dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani.