“Kam marrë ftesë” – Shqipe Mehmeti-Selimi e konfirmon ftesën e u.d. së Presidentës për t’u takuar me familjet e ish-krerëve të UÇK-së

U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar për takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar deputetja e Kosovës, bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi. “Po, kam marrë ftesë nga u.d. Presidentja për një takim të përbashkët në Presidencë. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.”,…

Lajme

22/09/2026 19:31

U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar për takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar deputetja e Kosovës, bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi.

“Po, kam marrë ftesë nga u.d. Presidentja për një takim të përbashkët në Presidencë. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.”, tha ajo në përgjigjen e saj.

Ky takim vjen pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale, ku katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vjet burgim dhe se që nga ajo ditë, qytetarët kanë dal në rrugë për të protesuar kundër këtij vendimi. Jo vetëm në Kosovë, por edhe mërgimtarët në qytete të ndryshme të botës kanë protestuar./lajmi.net/