Gjendet i vdekur një 34 vjeçar në Gjilan – Detaje nga Policia

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia Rajonale e Gjilanit, i cili bëri të ditur se policia ka pranuar informacion për një person mashkull, i lindur në vitin 1992, i cili ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Sipas Osmanit, në vendin…

Lajme

22/09/2026 18:38

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia Rajonale e Gjilanit, i cili bëri të ditur se policia ka pranuar informacion për një person mashkull, i lindur në vitin 1992, i cili ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas Osmanit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor.

“Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit.

Ndërkohë, hetuesit e Njësitit të Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.