Kurti takohet me kryeministrin e Kroacisë në ShBA, flasin për vendimin e Speciales: Theksova asimetrinë e padrejtë të përgjegjësisë për luftën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, në Nju-Jork, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, zhvillimet në rajon, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, në Nju-Jork, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, zhvillimet në rajon, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Në fokus të bisedës kanë qenë edhe çështjet që lidhen me luftën në Kosovë. Kurti tha se me Plenkoviqin ka diskutuar vendimin e Dhomave të Specializuara, duke shprehur qëndrimin e tij për atë që e cilësoi si “asimetrinë e padrejtë të përgjegjësisë për luftën”.
Një tjetër temë ka qenë zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe varrezat masive të zbuluara së fundmi në Kosovë. Sipas Kurtit, në takim është folur edhe për vështirësitë që, sipas tij, shkaktohen nga mos-hapja e arkivave nga Serbia.
Kryeministri kosovar ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar si shqetësim diskriminimin administrativ ndaj tyre.
Kurti ka përshëndetur ndërkohë bashkëpunimin mes ministrive të drejtësisë të Kosovës dhe Kroacisë në rastin e Bajram Bajramit, i cili ishte ndaluar në Kroaci dhe është liruar sot.
Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ushtarak dhe në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve. Kurti ka vlerësuar mbështetjen e Kroacisë për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe integrimit euroatlantik.
Në përfundim të takimit, sipas Kurtit, dy kryeministrat kanë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet e sigurisë në rajon, ndikimin e Rusisë dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe partnerëve ndërkombëtarë./lajmi.net/
On the margins of the UN General Assembly High-Level Week in New York, I had the pleasure of meeting with Croatian Prime Minister @AndrejPlenkovic. Our conversation covered bilateral relations, regional developments, security and defense cooperation, Kosova’s European and Euro-Atlantic integration, and Kosova’s economic development. I also welcomed the cooperation between our Ministries of Justice in the case of Bajram Bajrami, who had been wrongfully detained and was released today.
Regarding the judgment of the Specialist Chambers, I emphasized the unjust asymmetry of responsibility for the war. We also addressed the issue of missing persons and the newly discovered mass graves in Kosova, as well as the difficulties caused by Serbia’s failure to open its archives. Another important topic was the continued administrative discrimination against Albanians in the Presheva Valley.
I highly value our strong defense and military cooperation with Croatia, as well as Croatia’s continued support for Kosova’s path toward the European Union, the Council of Europe, and deeper Euro-Atlantic integration. We also exchanged views on regional security challenges, Russia’s influence, and the need for closer cooperation among our countries and partners.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 22, 2026