Tahiri: Zgjedhjet lokale treguan se askush nuk është fitues i plotë, AAK subjekt stabil

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale. Megjithatë, ish deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, thotë se askush nuk është fitues i plotë i zgjedhjeve lokale. Ai thekson se u vërtetua se Aleanca është subjekt politik i konsoliduar dhe mirë i ndërtuar. “Këto zgjedhje lokale në fakt treguan se…

Lajme

16/11/2025 19:09

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, ish deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, thotë se askush nuk është fitues i plotë i zgjedhjeve lokale.

Ai thekson se u vërtetua se Aleanca është subjekt politik i konsoliduar dhe mirë i ndërtuar.

“Këto zgjedhje lokale në fakt treguan se askush nuk është fitues i plotë i komunave të Kosovës, mirëpo këto zgjedhje pra, Aleancën për Armërinë e Kosovës vërtetuan se Aleanca është një subjekt politik shumë stabil, i konsoliduar politikisht dhe mirë i ndërtuar në kryesisht në rajonin e Dukagjinit, mirëpo një rezultat bukur i mirë ka qenë edhe në Prishtinë me kandidatin tonë për kryetar Bekë Berisha.

Ndërsa një angazhim i jashtëzakonshëm ka qenëgjithandej, do të doja të veçoja garën e Ali Berishës në Pejë, i cili në kushte jo shumë të barabarta, duke garuar me një kryetar në detyrë dhe në kundër një qeverie, arriti të ketë një rezultat të jashtëzakonshëm. Pra, çka mund të them? Aleanca për Armërinë e Kosovës u vërtetua që është subjekt politik i konsoliduar, mirë i ndërtuar dhe në zgjedhjet e ardhshme hyn me një fuqi politike të konsiderueshme, me e marrë një rezultat që mendoj do të jetë rezultati më i mirë.

Në këtë kësaj radhe vetë, pa koalicioni, mirëpome një listë e cila do të përbëhet me kolegë të gjeneratës të mesme, shpresoj se edhe unë jam një gjeneratës të vjetër, në garë, mirëpo edhe me kolegë të dëshmuar që janë në kuvend, mirëpo edhe aktorë politikë që kanë qenë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai për Blic.