Tahiri për Çitakun: Me dinjitet dhe guxim e mbrojti Kosovën në OKB, është frymëzim për të vazhduar përpara me më shumë përkushtim

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka shkruar për nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun. Ai ka thënë se Çitaku me dinjitet dhe guxim, e ka mbrojtur Kosovën në OKB dhe është frymëzim për të vazhduar përpara me më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për Kosovën. “Ka momente kur ndalesh dhe reflekton për rrugën që…

Lajme

23/04/2026 09:40

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka shkruar për nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun.

Ai ka thënë se Çitaku me dinjitet dhe guxim, e ka mbrojtur Kosovën në OKB dhe është frymëzim për të vazhduar përpara me më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për Kosovën.

“Ka momente kur ndalesh dhe reflekton për rrugën që kemi bërë si vend. 🇽🇰 Me mirënjohje për ata që e ngritën zërin e Kosovës në botë dhe kontribuan në forcimin e saj si shtet, si Vlora Çitaku, që me dinjitet dhe guxim e mbrojti Kosovën në OKB. Frymëzim për të vazhduar përpara, me më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për vendin tonë”, ka shkruar Tahiri.

Vlora Çitaku është bërë cak i sulmit nga deputeti i VV-së, Fatos Geci.

Derisa ajo po e kritikonte në foltore për deklaratën e tij skandaloze për Hashim Thaçin duke kërkuar burg të perjetshëm, Geci e ofendoi atë.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë Geci deputetes Çitaku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Tahirit: