Tahiri: Një javë para vendimit për zgjedhje, ende s’ka Ligj për Dhomat e Specializuara – gjithçka lihet për fund
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e vendit që ende nuk e kanë sjellë në Kuvend, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kur kanë mbetur një javë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja ose jo, ai ka thënë se sërish të gjitha temat e mëdha…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar institucionet e vendit që ende nuk e kanë sjellë në Kuvend, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kur kanë mbetur një javë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja ose jo, ai ka thënë se sërish të gjitha temat e mëdha lihen në momentet e fundit.
“Sot, një javë para se Kuvendi të vendosë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo, përsëri të gjitha temat serioze mbesin për 24 orët e fundit. Shikojeni ku ka rënë kjo shoqëri nën këtë mënyrë qeverisjeje, gjithçka shtyhet, gjithçka lihet për fund, ndërsa institucionet funksionojnë vetëm nën presionin e krizës. Pse nuk kthehet Ligji në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë? Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet. Pse kjo logjikë anti-shtetërore? Kujt po i lëmë ngile kështu?”, ka shkruar Tahiri.
Gjithashtu, ai ka thënë se pse nuk ka diskurs serioz për zgjedhjen e presidentit.
“Pse nuk flitet seriozisht për një shtet funksional dhe llogaridhënie? Sepse duket se qëllimi nuk është zgjidhja e krizave, por kalimi nga një krizë në tjetrën. Kjo nuk është qeverisje. Është shtyrje e vazhdueshme e problemit deri në minutën e fundit. Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit.”, ka thënë ai.