Tahiri: Kriza politike lidhet me pangopshmërinë e Kurtit për pushtet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kriza aktuale politike në vend lidhet me qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj pushtetit. Tahiri tha se situata politike është rezultat i, siç u shpreh ai, “pangopshmërisë për pushtet, autoritet dhe autokraci” nga ana e Kurtit. Tahiri gjithashtu…

Lajme

11/03/2026 23:49

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kriza aktuale politike në vend lidhet me qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj pushtetit.

Tahiri tha se situata politike është rezultat i, siç u shpreh ai, “pangopshmërisë për pushtet, autoritet dhe autokraci” nga ana e Kurtit.

Tahiri gjithashtu pranoi se votimi kundër Albulena Haxhiu ishte një gabim nga ana e tyre, duke theksuar se ajo më pas mori mbështetje të madhe në zgjedhje.

Sipas tij, është e drejtë e Kurtit që të rrisë numrin e ministrive dhe të formojë qeverinë, pasi qytetarët i kanë dhënë besimin për këtë. Megjithatë, Tahiri theksoi se ky mandat nuk nënkupton edhe mbështetje për postin e presidentit.

“Është e drejtë e Kurtit të rrisë ministritë, sepse populli ia ka dhënë besimin për ta bërë qeverinë, por populli nuk i ka dhënë besim për president,” u shpreh Tahiri.