Tahiri kërkon kompromis për miratimin e Ligjit për Specialen: Ta tejkalojmë këtë situatë
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka folur në seancën e Kuvendit, pasi PDK ka kërkuar që në ora 17:30 të shqyrtohet edhe në lexim të dytë ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se nuk ka nevojë për këtë. Tahiri ka thënë se…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka folur në seancën e Kuvendit, pasi PDK ka kërkuar që në ora 17:30 të shqyrtohet edhe në lexim të dytë ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se nuk ka nevojë për këtë.
Tahiri ka thënë se Aleanca po e përcjell me shqetësim situatën brenda dhe jashtë salle.
“Ajo që ne dëgjuam nga të gjithë akterët edhe nga VV edhe nga PDK edhe nga Aleanca edhe nga vetë kryeministri, është se ka një zotim për ta mriatuar këtë ligj në dy lexime përkundër disa dilemave që u thanë nga disa folës. Mirëpo, ekziston vullneti politik për ta kaluar këtë ligj ashtu që të dalim në një etapë tjetër shumë të rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se duke qenë se situata është sfiduese, vullneti politik për të kaluar ligjin ekziston, ai ka thënë se edhe zotimi i tyre për këto pika në rend të ditës nuk është problem ta votojnë.
“Kërkoj nga ju që pak ta thirrni mendjen dhe përgjegjësinë, ta thirrni një kompromis ashtu që të mos vijmë me një situate ku do të vendoset kërkesa e PDK-së për votim dhe ajo të mos votohet si mocion dhe pastaj të vimë në një situatë që na thyen opinionet pa asnjë nevoje. Pozicioni politik ishte bukur i saktë, porositë ishin të sakta nga të gjithë andaj ta tejkalojmë këtë, të vazhdojmë me këto pika dhe pastaj i kemi 24 orë për të diskutuar për Presidentin. Unë pajtohem që strategjia për të ndihmuar në Hagë vjen nga një shtet funksional, por parakrakisht a mundemi ju lutem të tejkalojmë këtë është një minutë ose një orë punë në mënyrë që të kthehemi në një situatë të rregullt”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/