Kush është Miss Universe 2026?

Përfaqësuesja e Puerto Rikos, Jennifer Barreto, u kurorëzua mbrëmë si “Miss Universe 2026”. Edicioni jubilar i 75-të i konkursit të bukurisë u mbajt të martën në mbrëmje në San Juan, në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot. Barreto, 27 vjeç, është psikologe dhe punonjëse sociale me profesion. Ajo madje është gruaja e parë nënë…

ShowBiz

25/11/2026 09:03

Përfaqësuesja e Puerto Rikos, Jennifer Barreto, u kurorëzua mbrëmë si “Miss Universe 2026”.

Edicioni jubilar i 75-të i konkursit të bukurisë u mbajt të martën në mbrëmje në San Juan, në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot.

Barreto, 27 vjeç, është psikologe dhe punonjëse sociale me profesion.

Ajo madje është gruaja e parë nënë që fiton titullin Miss Universe, duke shënuar kështu një rekord unik.

Jennifer ka një vajzë, Penelope.

Asaj iu dorëzua kurora nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch.Galeria

Barreto përfaqësoi ishullin e saj të lindjes para publikut vendas.

Fitorja e saj i dha Porto Rikos kurorën e gjashtë të Miss Universe. Përpara saj, këtë kurorë e fituan Marisol Malaret (1970), Deborah Carthy-Deu (1985), Dayanari Torres (1993), Denise Quiñones (2001) dhe Zuleyki Riveri (2006). Përfaqësueset e Filipineve, Zelandës së Re, Venezuelës dhe Republikës Dominikane hynë në pesëshen më të mirë.

Midis 117 garuesve të këtij viti ishin 22 mastera, pesë doktoresha dhe dhjetë nëna.