Aksidenti me 5 të lënduar në Gjakovë, vdes një prej fëmijëve që pësoi lëndime
Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Gjakovë, i mori jetën një personi. Policia ka njoftuar se aksidenti në mes dy automjeteve, njëri me targa të Shqipërisë ngasës i dyshuari mashkull i Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore drejtues mashkull. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kishin pësuar pesë persona: Tri femra dhe dy…
Lajme
Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Gjakovë, i mori jetën një personi.
Policia ka njoftuar se aksidenti në mes dy automjeteve, njëri me targa të Shqipërisë ngasës i dyshuari mashkull i Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore drejtues mashkull.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kishin pësuar pesë persona: Tri femra dhe dy meshkuj- njëri i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët kanë pranuar tretman mjekësor.
Më 24.11.2026 është raportuar se e lënduara femër-fëmijë e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime./Lajmi.net/