Tahiri-Gërvallës: Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, je turp, marre

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur me fjalor të ashpër në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.

Lajme

06/05/2021 11:24

Ndër të tjerash Tahiri iu referua ministres Gërvalla se “është përfaqësuese e Serbisë në Kosovë”.

“Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, ti je turpi më i madh. Një kryeministër përgjegjës do të duhej që sot me të shkarku”, tha Tahiri.

“E nderuar ministre sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marr me Republikën e Kosovës sepse të ka aty në Kosovë, në krye të diplomacisë së Kosovës. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Me dal dhe me thanë që Serbia nuk e ka bërë Gjykatën Speciale është turpi më i madh. Ajo gjykatë është bërë e fakte të sajuara nga qeveria Serbe. Dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar.Sepse kjo gjykatë është bërë nga njerëz si ju dhe nga dëshmi të juve. Sot nuk ka nevojë Daçiqi me fol sepse është Donika Scwarz sepse atë tjetrin pom vjen marre me ta përmend.  Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë në Kosovë sesa me ministren e punëve të Jashtme”, ka thënë ai.

Tahiri poashtu ka bërë thirrje nga kryeministri që ta shkarkojë menjëherë Gërvallën.

“Prandaj dil kërkoju falje, viktimave, grave të dhunime dhe kërko që gjenocidi serb duhet të dënohet se ka ndodhur në Kosovë. Është turp për ty, o marre për ty. Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, nuk je përfaqësuesja e imja. I bëjmë thirrje kryeministrit që ti nuk duhesh më me qëndru në këtë sallë. Ti duhesh me ec”, ka thënë ai.

“Ti nuk më përfaqëson mua. Ti je turpi më i madh këtu. Ti duhet më ec, nuk e përfaqëson qytetarin e Kosovës. Ti je turpi më i  madh, ti je marre”, shtoi ai./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Gërvalla-PDK-së: Ju jeni përgjegjës për instalimin e korrupsionit

Gërvalla e ashpër me deputetët: Gjykata Speciale nuk ka pikuar nga qielli, u krijua nga ju!